Kurset tona përfshin të gjithë informacionin thelbësor që ju nevojitet për të zhvilluar aftësitë tuaja, duke ju ndihmuar në këtë mënyrë të hidhni hapa të sigurt drejt karrierës profesionale.
Në këtë seri kursesh profesionale do të merret njohuri rreth aspektit teknik të aparatit, filmimit, post produksionit, gjithashtu edhe rreth ndriçimit dhe kompozimit.
Gjatë fazës së parë të trajnimit do të kemi si synim prezantimin e studentit me aparatin DSLR dhe njohjen e detajeve teknike për të operuar aparatin në mënyrën e duhur.
Në fazën e dytë do të fokusohemi në teoritë e kompozimit, dhe mënyrat e ndryshme se si të filmojmë për të përcjellë të që kemi si vizion.
Në fazën e tretë të trajnimit do të fokusohemi në detajet teknike që na duhen gjatë operimit të aparatit si, lëvizjet e kamerës dhe qëllimet e tyre. Gjithashtu do të diskutojmë edhe rreth “rregullave” bazë lidhur me filmimin dhe rëndësinë e tyre.
Në fazën e katërt do të fokusohemi në post-produksion, dhe programin Adobe Premiere Pro, në të cilën do shohim konkretisht se si të editojmë zhanre te ndryshëm videosh dhe aftësitë që na duhen si teorike ashtu edhe praktike rreth programit. Në fazën e pestë dhe të fundit do të diskutojmë rreth ndriçimit te imazhit. Do shohim se si të shfrytëzojmë dritën natyrale për të ndriçuar imazhin tonë në mënyrën e dëshiruar.
Gjithashtu do të shohim dhe përdorimin e dritës artificiale dhe stilet e ndryshme të ndriçimit qe na ofron. Në secilën fazë do te kemi teori, gjithashtu edhe praktikë.
Merrni njohuri të përgjithshme për të filluar programimin në internet si dhe zhvillimin e websiteve.
Merrni njohuri rreth aspektit teknik të aparatit, filmimit, post produksionit, gjithashtu edhe rreth ndriçimit dhe kompozimit.
Merrni njohuri rreth aspektit teknik të studios, Mikorofonave Programeve FL, Pro Tools, Mix post produksionit, gjithashtu dhe kompozimit dhe regjistrimit.
© 2024 Tull Academy | Web Design & Development by TOK Digital Agency